Emigrantët, Rama: Edhe sikur t’i iki mendja ndonjërit në BE, ne do buzëqeshim me keqardhje

Shqipëria

Emigrantët, Rama: Edhe sikur t’i iki mendja ndonjërit në BE, ne do buzëqeshim me keqardhje

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 13:03
Edi Rama

Prej ditësh tashmë diskutohet në median shqiptare dhe atë të huaj për mundësinë e krijimit të “parkingjeve” jashtë shteteve të unionit Evropian dhe emri i Shqipërisë është ai më i lakuari.

Sot në një dëgjesë me qytetarët e Sarandës ai që ka reaguar ashpër ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili i quan këto lajme si shpikje të opozitës. Kryeministri shprehet se të gjitha lajmet për ardhjen e ish luftëtarëve të ISIS apo refugjatëve janë broçkulla kozmike.

Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk mudn të kthehet në një pikë grumbullimi për refugjatët edhe sikur ndonjërit në Evropë “ti ikë mendja”.

“Po i bëjnë qindin Shqipërisë në çdo qytet të Europës, kundër hapjes së negociatat. Kanë prodhuar një broçkull tjetër kozmike, që 600 mijë ushtarë të ISIS do vijnë këtu. S’ka fare as ISIS 600 mijë vetë ushtri. S’i shkon njeriut në mendje që Shqipëria mund të kthehet në pikë grumbullimi as për refugjatë normal. Edhe po t’i iki mendja ndonjërit në Europë, ne do buzëqeshim me keqardhje.”-tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat