Rama flet për refugjatët, mohon 600 mijë, por jo kërkesën e bërë nga ai

Shqipëria

Rama flet për refugjatët, mohon 600 mijë, por jo kërkesën e bërë nga ai

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 12:32
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur sot edhe për kampin e refugjatëve në Shqipëri, gjatë një ceremonie të zhvilluar në sheshin Skënderbej, me rastin e dhënies së një çmimi këtij sheshi. Ai e ka mohuar ngritjen e një kampi për 600 mijë refugjatë, e ka konsideruar si lajm të rremë.

Ndër të tjera Rama tha se “ky shesh ka qenë një shesh betejash politike. Mbi këtë projekt për sheshin mund të bëhet një libër i tërë. Mijëra lajmet e rreme e bënë Shqipërinë djep të fake-news. Ka qenë një lajm i rremë njësoj siç është sot lajmi për kampin e refugjatëve, që do të mbledhë refugjatë nga e gjithë bota këtu në Shqipëri, apo të tjera lajme të rreme që përhapen dita ditës. Problemi i Shqipërisë nuk është buka dhe uria, por shumë probleme të tjera që kanë të bëjnë me fëmijët, me të moshuarit, me gjithë mundësinë për të pasur akses për zhvillimin individual dhe familjar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat