Rama i gëzohet çmimit për sheshin "Skënderbej", PD publikon FOTO-n komprometuese

Shqipëria

Rama i gëzohet çmimit për sheshin "Skënderbej", PD publikon FOTO-n komprometuese

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 13:48
Sheshi “Skënderbej”

Sheshi “Skënderbej” u vlerësua në Barcelonë me çmimin evropian për hapësirën publike urbane 2018.

Por vetëm pak ditë pas këtij çmimi, dhe në momentin kur kryeministri Edi Rama po merrte pjesë në një ceremoni për të dhënë vlerësimet e tij për këtë çmim, Partia Demokratike ka bërë publike një foto që flet se jo gjithçka është ashtu siç duket në sheshin e rindërtuar “Skënderbej”.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka publikuar foton ku duken disa dokumente të zyrës së urbanistikës që janë varur në tel për tu tharë pas përmbytjes së të premtes. Ishte PD-ja që ditën e djeshme denoncoi se godina e Bashkisë ishte përmbytur nga reshjet masive të shiut që përfshinë kryeqytetin, ku uji kishte mundur të prekë dokumente të rëndësishme edhe të gjendjes civile e deri tek biblioteka.

“I vetmi çmim që mund të marrin dhe ta meritojnë plotësisht Rama dhe Veliaj, është ai i pafytyresisë dhe hajdutërisë bashkë.

Vetëm dy ditë pasi Tirana u përmbyt, kur dhe “saci” (që keta e quajnë shesh) u kthye në kënetë llumi, kur dhe vetë ambjentet e bashkisë u përmbytën, pikërisht për shkak të “sacit”-“shesh”, kanë guximin të dalin e te mburren.

5 milionë euro e paraqiten projektin e parë te “sacit” dhe megjithëse dhe aty kishin llogaritur të vidhnin me shumë se gjysmën e parave, si gjithnjë nuk u ngopen dhe nga 5 e çuan në 25 milionë euro vjedhjen. Pastaj nga paratë e vjedhura, paguajnë për të marre dhe çmime. Siç paguan me paratë e kanabisit ata që deklaronin se nuk ka kanabis në Shqipëri.

Vjedhin 25 milionë dhe set tot thone nuk kemi para teatrin ...”, thuhet në reagimin e Palokës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat