"Bomba" e infeksioneve në Tiranë gjendet sipër kokave të shqiptarëve

Shqipëria

"Bomba" e infeksioneve në Tiranë gjendet sipër kokave të shqiptarëve

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 18:03
Ilustrim

Nëse e sheh Tiranën nga lart, ato që mbizotërojnë pamjen janë depozitat e ujit.

Te domosdoshme gjatë gjithë vitit, e po aq të rrezikshme nëse nuk pastrohen e lihen pas dore.

Shumë njerëz kujdesen për to: të tjerë thonë dhe e pranojnë se depozitat e tyre nuk janë pastruar prej një kohe të gjatë.

Isidor Koti, prej disa muajsh është administrator i këtij pallati në kryeqytet. Depozita që u shërben mbi 15 familjeve nuk është pastruar prej vitesh, pasi banorët nuk paguajnë.

Kreu i drejtorisë se Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku, tregon se nga viti në vit numri i qytetarëve që bëjnë analizat e ujit është rritur.

Edhe pse uji i depozitave nuk pihet, ai sipas mjekëve mund të bëhet shkak i sëmundjeve të ndryshme. Infeksionet nga uji i kontaminuar mund të merren edhe nëpërmjet përdorimit të tij për të larë fruta ose perime, si dhe duke bërë dush.

“Pimë një ujë nga tubacioni dhe nëse është i ndotur, pa diskutim që kalvari i problematikave është i pashmangshëm, deri në kërcënimin e jetës. Gjatë beharit kemi shumë infeksione të traktit tretës. Një njeri që pretendon të lajë një frut, enët, fytyrën ose gojën, mund të marrë nga ky ujë disa lloje organizmash bakteriale.”-tha mjeku.

Bashkia ka menduar t’i japë zgjidhje këtij problem përmes caktimit të administratorëve. Bejko u bën thirrje të gjithë administratorëve në detyrë që gjatë muajit qershor dhe korrik të bëjnë pastrimin e depozitave.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat