Derhemi ngre tonet dhe “kërcënon” Ramën: Nëse ke b*thë, hajde dhe shembe Teatrin

Shqipëria

Derhemi ngre tonet dhe “kërcënon” Ramën: Nëse ke b*thë, hajde dhe shembe Teatrin

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 20:14
Aktori Arben Derhemi

Artistët edhe sot janë mbledhur në sheshin e Teatrit Kombëtar, ku kanë bërë edhe një herë të ditur qëndrimin e tyre.

Aktori Arben Derhemi, në emër të artistëve tha se  ata nuk kanë asnjë kompromis me kreun e bashkisë, Erion Veliaj.

Derhemi bëri dhe një ftesë për Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Kreun e Bashkisë Erion Veliaj në një dëgjesë në sallën e Teatrit Kombëtar.

Pjesë nga fjala e Arben Derhemit

Së pari nuk ka asnjë kompromis, dhe asnjë ndryshim të pozicioneve të palëve, SASE dhe SPAK  bëjnë me dije se  në jemi për ti bërë këto ndërsa monumente historike.  Me deklaratat e sotme Veliaj, ka dekonspiruar takimin me ne.

Do ta bojkotojmë këtë farsë, ne mbetemi të vendosur për dialogë. E ftojmë zotin Veliaj në një dëgjesë në sallën e teatrit kombëtar. Le ta vendosin ata orën dhe datën, ne jemi këtu në sheshin e Teatrit Kombëtar.

Më tej ka qenë aktori Herion Mustafaraj, i cili sulmoi dhe arkitektin Bjarke Ingels, të cilit i tha se nuk mund ti tregonte se çfarë do të ndodh me këtë ndërtesë.

Mustafaraj i tha legen, dhe kundërshtoi ato që Ingels tha për mediat shqiptare.

Ky legeni më tregonte mua me duar dhe me këmbë, që kjo nuk bënte për të bërë art. Ky me tregonte mua që nuk kemi kat nga lart dhe nga poshtë dhe ka qenë një magazinë ushtarësh italianë dhe nuk bën për artë. Ky legeni më tregon mua që në këtë skenë që ka luajtur Ndrenika, Arban, Drita Pelinku dhe shumë të tjerët. Kjo nuk është një magazinë e italianëve, por është magazina e shpirtit tonë. Po u shemb dhe kjo nuk e di se çfarë do të ndodh, vaj me det kjo punë.

Pas Mustafarajt, ka folur sërish Arben Derhemi, i cili me tonin e lartë i ka bërë një thirrje të fortë kryeministrit.

“Ju ftojmë nesër që të vitalizojmë memorien e artistëve tanë  dhe në rast se ka bythë kryeministri me gjithë ata që e rrethojnë që të shemb dhe këto pemë dhe Teatrin, ta provojnë se do kalojë mbi trupat tanë”, tha Derhemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat