Rama uron Erdogan për suksesin në zgjedhje

Shqipëria

Rama uron Erdogan për suksesin në zgjedhje

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 21:53
Rama dhe Erdogan

Pas suksesit të madh në zgjedhjet e mbajtura sot në Turqi, liderët botëror kanë uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për suksesin në këto zgjedhje.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes linjës telefonike ka uruar presidentin Erdogan për suksesin në zgjedhje.

Sipas burimeve presidenciale, presidenti Erdogan falënderoi kryeministrin e Shqipërisë për urimin, transmeton AA.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, u bë lideri i parë i një shteti të Bashkimit Evropian (BE), i cili uroi presidentin Erdogan për suksesin në zgjedhje. Urime kreu i shtetit turk mori edhe nga presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al Thani dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat