Deputeti i PD-së, Ervin Salianji reagoi në lidhje me sekuestrimin e mbi 4 milionë eurove në Durrës.
Ai shkruan se sasia e eurove që është kapur shkon në 200 kilogram.
Në Republikën e Rilindjes vlera e parave peshohet nuk numërohet, shprehet ligjvënësi demokrat.
“Eurot e kapura në Durrës janë aq shumë sa i masin me kilogram, kanë peshuar 200 kilogram Euro të kapura, pas sinjalit të ndërkombëtarëve.
Në Republikën e Rilindjes vlera e parave peshohet nuk numërohet. Pyetja qe mbetet përherë, pse nuk gjurmohen paratë deri në fund? Pse nuk shkohet asnjëherë tek zbulimi i plotë i grupit kriminal?”, shkruan Salianji.