Ky është prokurori që do të hetojë miliona eurot e sekuestruara në portin e Durrësit

Shqipëria

Ky është prokurori që do të hetojë miliona eurot e sekuestruara në portin e Durrësit

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 08:04
Durrës

Të tjera detaje janë bërë me dije në lidhje me sasinë e eurove të kapura në Durrës. Mësohet se çështjen e disa milionë eurove të kapura në dy automjete “Toyota Yaris” do ta hetojë prokurori Sokol Nishani. Ndonëse u tha në fillim se janë kapur 1.5 mln euro, shifra u rrit më vonë, megjithëse ende policia e Durrësit nuk ka dalë me një shifër zyrtare.

Një tjetër detaj që ka mësuar DurrësLajm ka të bëjë me mënyrën si ato janë transportuar. Ato ishin ndarë në 4 thasë, janë të prerjeve të ndryshme dhe ishin vendosur në dy automjete “Toyota Yaris” që mbërritën me një auto-tren në portin e Durrësit që ishte nisur nga porti i Ankonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat