Basha: 3.4 mln eurot të një bande droge në Elbasan, Balla garant

Shqipëria

Basha: 3.4 mln eurot të një bande droge në Elbasan, Balla garant

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 12:21
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, i cili paralajmëroi të enjten e shkuar makinat me euro, që do do të kapeshin të dielën në portin e Durrësit, thotë se paratë ishin të një prej bandave kryesore të trafikut të drogës në Elbasan.

Duke folur për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Basha tha se garant për hyrjen e 3.4 milion eurove në vendin tonë kishte dalë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Basha: Paratë janë të një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës aktive kryesisht në Elbasan por gjithë Shqipërinë. E dyta, Taulant Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave pa problem në Shqipëri, së treti policia shqiptare ka qenë nën presionin e  një prej partnerëve tanë për të vepruar.Është një nga vendet partnere të cilat janë skeptike sa i përket kushteve të Shqipërisë për integrimin, veçanërisht luftën kundër krimit dhe korrupsionit. 

Gjermania? 
Basha: Kaq mund të them. 

Po shkohet idesë së bojkotit të parlamentit nga ana e opozitës? 

Basha: Çfarë lidhje ka  kjo "Toyota Yaris" dhe drogën e Taulant Ballës? 

Jo marr shkas nga letra më e fundit 

Basha: Të rrimë pak tek droga dhe krimi. E di që nuk është temë favorite as e PS, as e ndërtuesve, as e disa mediave.

Është dekonspiruar operacioni? 

Basha: Sigurisht, është dekonspiruar plani i Taulant Ballës dhe strukturave brenda policisë së shtetit dhe parlamentit shqiptar për të çuar këtë bashkëpunim me një nga bandat kryesore të drogës së Elbasanit deri në fund dhe për të futur miliona euro të drogës në Shqipëri. Kjo është dekonspiruar pa pikë dyshimi. Kemi një Ministër të Brendshëm, kokën e trafikut të drogë që del e shëtit me kalë se e ka liruar Edi Rama, kryeprokurori dhe kryegjyqtari aktual.

Kemi Ministrin tjetër që përpiqet të justifikojë vëllain e tij trafikant droge.Dhe tani kemi kryetarin e grupit parlamentar të PS, sekretarin e përgjithshëm të PS që merret me pastrimin e parave të drogës. Kanabisin ja kanë lënë gjynahqarëve, kanë kaluar tek heroina dhe kokaina, dhe tani tek pastrimi i parave të pista.
1 milion e 500 mijë euro ka qenë pakti.Të shohim sa është komunikata zyrtare e policisë dhe marrëveshja është garantuar nga Taulant Balla.Ku do të shkojnë këto para?

Çfarë e lidh Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Taulant Ballën, Erion Veliaj përveç, Edi Ramës bosit të bosëve? Trafiku i drogës, pastrimi i parave dhe ndërtimi i kullave. Gjithë zallamahia që bëhet për të rrëmbyer tokën e teatrit për të ndërtuar kullat, kullat do të ndërtohen për të pastruar këto para të krimit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat