Vijojnë kërkimet për Nazmi Goxhaj, 3 muaj pas zhdukjes

Shqipëria

Vijojnë kërkimet për Nazmi Goxhaj, 3 muaj pas zhdukjes

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 12:23
Nazmi Goxhaj

Prej 3 muajsh rezulton ende në kërkim për policinë e Fieri, 54 vjeçari Nazmi Goxhaj. Rasti i këtij të fundit u publikua rreth 3 muaj më parë, kur familjarë të Goxhajt deklaruan largimin e tij dhe kur të gjitha dëshmitë tregonin se ai ishte hedhur nga ura në ujrat e lumit Seman.

Këtë të hënë prindërit e Nazmiut, Vait dhe Halime Goxhaj i jane drejtuar sërish drejtorisë së policisë Fier për të marrë informacione lidhur me zhvillimet e mundshme, që mund të çojnë në gjetjen e trupit të 54 vjeçarit.

Të përfshirë nga dhimbja e dëshpërimi, prindërit e 54 vjeçarit hedhin dyshime mbi rolin e gruas së Nazmiut, dëshminë e saj në polici dhe ndihmën që mund të ketë dhënë në zbardhjen e ngjarjes.

Prindërit e Nazmit kanë thënë se tashmë ata ndjehen të vetëm në kërkimin e trupit të djalit të tyre e për më tepër nuk dinë asgjë se çfarë ka ndodhur realisht.

Për policinë e Fierit, 54 vjeçari rezulton i zhdukur ndërsa nga ana e prokurorisë po punohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.

Burime pranë prokurores Violeta Shkurti kanë bërë me dije se për shkak të prurjeve, kërkimet në lumin Seman kanë qenë të vështira, ndërsa po shihen të gjitha pistat për të zbardhur të vërtetën e largimit nga Greqia e më pas zhdukjen e 54 vjeçarit, Nazmi Goxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat