Hapja e negociatave, Basha paralajmëron përgjigje negative nga Brukseli

Shqipëria

Hapja e negociatave, Basha paralajmëron përgjigje negative nga Brukseli

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 12:39
Lulzim Basha

Kryedemokrati, Lulzim Basha, paralajmëroi përgjigje negative për negociatat me BE.

Basha tha se përkundër dëshirës së shqiptarëve dhe përpjekjes së opozitës, Bashkimi Europian vendos këtë javë që Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet.

Samiti i Këshillit Europian zhvillohet në datat 28 dhe 29 qershor.

Basha: Kjo është gjëma që ka ndërtuar Edi Rama në Shqpëri, kjo është arsyeja pse këtë javë Bashkimi Europian përkundër dëshirës së 97% të shqiptarëve, punës që kemi bërë ne si opozitë, prapëseprapë vendos që Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet sepse kushti themelor është të ndërtojë një shtet të së drejtës dhe jo një shtet të drogës, jo një narkoshtet.

Kushti themelor është të ndërtojë një ekonomi me shanse të barabarta për të gjithë dhe jo një ekonomi të parave të pista të drogës ku 5 banda kriminale dhe 5 oligarkë kontrollojnë të gjithë ekonominë. Biznesi i vogël dhe i mesëm është në kolaps, profesionistët janë në arrati, mediat të kapura dhe rinia e pashpresë.

Unë merrem me anën politike, e kuptoj dëshoirën që të merrem dhe me anën policore dhe të prokurorisë se policia dhe prokuroria kanë përfunduar ku kanë përfunduar por këtë nuk mund ta bëj unë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat