U tall me Bashën për eurot e kapura, Paloka- Ballës: Heshte, lëshove vetëm gazra

Shqipëria

U tall me Bashën për eurot e kapura, Paloka- Ballës: Heshte, lëshove vetëm gazra

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 14:46
Edi Paloka

Deputeti demokrat, Edi Paloka reagoi pas qëndrimit të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ky i fundit nuk dha një përgjigje konkrete ndaj akuzave të Bashës drejtuar tij për eurot e kapura dy ditë më parë në Durrës, por e përgjithësoi reagimin me lojëra fjalësh.

“Ai, qe shefi i tij e perdor si leter higjenike, per te fshire gjithe pislliqet qe i plasin Rames nga cdo kavitet i tij, sot qe eshte i akuzuar direkt, in persona, heshti. Heshti te enjten. Heshti dje . U fsheh dhe sot pasi foli kryetari i opozites.

Gazetaret kane qe dje qe e kerkojne. E kerkuan edhe sot. Ju premtoi se do te dilte me deklarate nga PS pasi foli kryetari i opozites, caktoi dhe oren, por e anulloi dhe ne fund leshoi vetem gazra ne faqen e fb.

Asnje fjale per akuzen qe i behet. Sic duket, siç ndodh rendom ne raste te tilla, avokatet e kane keshilluar te heshte, sepse mund te rendoje poziten ku e kane kapur”, thuhet në deklaratën e Palokës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat