Teatri Kombëtar, Goci: Do të bëjmë padi kundër Mirela Kumbaros

Shqipëria

Teatri Kombëtar, Goci: Do të bëjmë padi kundër Mirela Kumbaros

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 20:29
Pamje nga video

Debati për godinën e Teatrit Kombëtar, dhe projektligji për artin nga ana e Ministrisë së Kulturës, prej muajsh tashmë ka ndeshur në kundërshtinë e artistëve, si dhe një pjese të mirë të qytetarëve dhe anëtarëve të Shoqërisë Civile.

I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, profesori i Universitetit të Tiranës dhe njëherësh aktivist i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Ervin Goci thotë se artistët por edhe aleanca janë të vendosur që t’i shkojnë deri në fund kauzës së tyre për godinën e Teatrit Kombëtar.

Sipas Gocit, kemi të bëjmë me një aferë korruptive që fshihet pas kësaj, për të cilën ka prova e fakte të pakundërshtueshme.

Madje ai theksoi se artistët dhe aktivistët po përgatisin një denoncim për Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro.

Më tej profesori i UT-së nënvizoi se tentativa për të tjetërsuar pronën, do të ketë përballë kundërshtinë e artistëve dhe të qytetarëve të Tiranës, duke shtuar se janë gati t’i përgjigjen në të gjitha mënyrat qeverisë dhe iniciativës së saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat