Policia e Vlorës ndaloi sot një person si të lidhur me vrasjen e biznesmenit Vasil Dervishaj të ndodhur rreth një muaj më parë.
Donel.Sh., 28 vjeç, banues në Vlorë është ndaluar nga policia pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin Nr.169 të datës 20 qershor 2018, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprën penale ”Moskallëzim krimi”.
Më 4 qershor biznesmeni i kafesë u ekzekutua tek ish-kombinati i peshkut në lagjen “Pavarësia”.
Vasil Dervishaj ishte pronar i dy bizneseve në Vlorë si dhe tregtar kafeje.
Pistat ku po heton policia është ajo për shkak të konkurrencës si dhe për prishje të pazareve të drogës. 29-vjecari ka qenë i dënuar edhe më herët për trafik droge, ndërsa para një viti e gjysmë ka pasur një debat me një tregtar tjetër të kafesë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.