Rama "nxin" Bashën, falenderime për Gjermaninë mike

Shqipëria

Rama "nxin" Bashën, falenderime për Gjermaninë mike

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 12:58
Rama "nxin" Bashën

Me një sfond të zi, duke nënkuptuar pjesën e errët dhe jo të vërtetë, kryeministri Edi Rama ka risjellë deklaratën e Lulzim Bashës bërë më 21 qershor në Kuvend dhe argumentin e tij se Gjermania është kundër negociatave të Shqipërisë sepse nuk ka plotësuar kushtet.

Menjëherë pas kësaj deklarate, në një video montazh që kreu i qeverisë e ka postuar në Facebook, vjen deklarata e djeshme e një politikani gjerman, Michael Roth. Në kontrast me liderin demokrat, Roth thotë se Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë progres dhe se Gjermania do të ketë votën e saj pro çeljes së negociata.

Deklarata e Roth erdhi pas mbledhjes së ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg, nga ku u mor vendimi që Shqipëria të nisë çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian në qershor të vitit 2019 nëse deri atëherë do të ketë treguar progres me reformat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat