Nis seanca plenare

Shqipëria

Nis seanca plenare

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 10:05
Lulzim Basha

Kuvendi do të mblidhet këtë të enjte në seancën plenare të radhës. Edhe kjo seancë pritet të zhvillohet mes debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës, teksa kjo e fundit prej kohësh përdor të njëjtën strategji me bllokim foltorje dhe mos lejimin normal të seancës. 

Nga ana tjetër, edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka paralajmëruar kreun e PD, Lulzim Basha, se do t'i zbulojë lidhjet që ai ka me personat që sollën sasinë rekord prej 3.4 milionë euro në Portin e Durrësit.

Ishte Lulzim Basha që akuzoi Ballën se ka bërë marrëveshje për futjen e kësaj sasie eurosh në vendin tonë, por në reagimin e tij, deputeti socialist sfidoi kryedemokratin, duke thënë se nëse vërteton akuzat do lërë mandatin e deputetit dhe do përballet me drejtësinë, ndërsa paralajmëroi se do nxjerrë detaje që implikojnë Bashën në këtë ngjarje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat