Pas deklaratës së PD, përmes Flamur Nokës, i cili shprehej se “Rasti i 3.4 milionë eurove të drogës me Toyota Yaris është simboli i përfshirjes së maxhorancës së Edi Ramës në pastrimin e parave të drogës, duke nisur nga dy ministrat e brendshëm tek kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla”, ka reaguar ky i fundit.
Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, ka akuzuar Lulzim Bashën për njohje me vëllanë një prej personave të shpallur në kërkim nga policia, për 3.4 milionë eurot e gjetura në makinat “Toyota”.
Në një reagim të bërë publik në faqen e profilit zyrtar në Facebook, Balla shkruan:
Lulëzim Basha jo vetëm që është i lidhur ngushtë me vëllain e njërit prej personave në kërkim nga Policia, por ai duhet të sqarojë publikun: A ke njohje personale ti Lulëzim Basha edhe me personat e shpallur në kërkim? A kanë qenë ata financues të Partisë Demokratike në aktivitete politike të saj? A bëjnë pjesë këta persona në një anturazh të ngushtë të Lulëzim Bashës?