Fonde për gjobën e Xhakës e Shaqirit, Luan Rama: Mbi ç'bazë kryeministri merr një nismë të tillë

Shqipëria

Fonde për gjobën e Xhakës e Shaqirit, Luan Rama: Mbi ç'bazë kryeministri merr një nismë të tillë

Nga: A.M. Më: 1 korrik 2018 Në ora: 10:13
Luan Rama

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama është shprehur kundër nismës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për të paguar gjobën e dy futbollistëve shqiptare të cilët luajnë për kombëtaren zvicerane.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar për përmbytjen e Bibliotekës Kombëtare, por kryeministri Rama për t`u shitur patriot i madh, gjithë merakun e ka se si të mbledhë para, për të paguar gjobën e FIFA-s ndaj dy futbollistëve shqiptarë të përfaqësueses së Zvicrës, Xhakës e Shaqirit.

Postimi i plotë:

Skandali i radhës:

Në Tiranë përmbytet Biblioteka Kombëtare, Kryeministri kërkon para për t’u paguar gjobën futbollistëve të Zvicrës!

Eshtë përmbytur Biblioteka Kombëtarë! Sepse, idiotët që po shkatërrojnë Tiranën, të yshtur sa prej injorancës e po aq edhe prej makutërisë e babëzisë, duke prishur bulevardin e trotuaret, kanë shkatërruar edhe kanalizimet, e uji i shirave të ditëve të fundit, vërshoi në mjediset e Bibliotekës Kombëtare, duke përmbytur e shkatërruar mijëra e mijëra libra!

Për të kuptuar dëmin e pariparueshëm, më lejoni t’ju kujtoj se shkrimtari i madh Jorge Luis Borges, ka thënë: “E kam imagjinuar gjithnjë parajsën si një lloj biblioteke”. 

Mirëpo, Kryeministrit tonë, nuk i intereson fare se ç’ndodh me Bibliotekën Kombëtare! Ai e ka hallin gjetiu!

Për t’u shitur si patriot i madh, gjithë merakun e ka se si të mbledhe para, për të paguar gjobën e FIFA-s ndaj dy futbollistëve shqiptarë të përfaqësueses së Zvicrës, Xhakës e Shaqirit, që i festuan golat e tyre ndaj kombëtares së Serbisë duke berë shenjën e shqiponjës!

Natyrisht, me lojën, golat dhe fitoren ata na bënë të gjithëve krenarë, po Kryeministri ynë ç’punë ka që fut hundet atje ku nuk i takon?!

Mbi ç’bazë ligjore, me çfarë tagri e me çfarë statusi Kryeministri e merr një nismë të tillë?!

Xhaka e Shaqiri nuk kanë nevojë për paratë që mendon të mbledhë në mënyrë të kundërligjshme Kryeministri i Shqipërisë. Jo thjeshtë se aq para sa është gjoba që iu ka vënë FIFA e ndoshta edhe më shumë, ata i fitojn? vetëm në një ditë, por Kryeministri me nismën e vet, i fyen rëndë edhe ata!

Ndaj, unë jam i bindur që si Xhaka, edhe Shaqiri do t’i refuzojnë paratë që mund të mbledhë Kryeministri. Sepse, në këtë rast, ai po tallet me Xhaken e Shaqirin, e madje, edhe duke abuzuar me emrin dhe imazhin e tyre, pasi po mblidhen para për ta e në emër të tyre, përveçse në kundërshtim me ligjin shqiptar, por, edhe në kundërshtim me kontratat e futbollistëve dhe ligjet e rregullat e vetë FIFA-s!

Në Bibliotekën Kombëtare, i kanë ndehur e shpërndarë librat gjithë andej që të thahen në diell!

Por, mos prisni që Kryeministri të shqetësohet për librat dhe bibliotekën! Jo, ai po mbledh para për t’u ardhur në ndihm? Xhakës dhe Shaqirit!

Pa librat e biblioteka, spitalet dhe të s?muret, femijët e shkollat, rrugët dhe cilësia e jetës së qytetarëve, kanë kohë dhe le të presin!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat