Deputetët e PD thirrje Presidentit: Meta të mos e dekretojë ligjin për Teatrin Kombëtar

Shqipëria

Deputetët e PD thirrje Presidentit: Meta të mos e dekretojë ligjin për Teatrin Kombëtar

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 12:11
Dy deputetet e PD Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi

Partia Demokratike e Shqipërisë i ka bërë thirrje presidentit të Republikës Ilir Meta që të mos dekretojë ligjin për Teatrin. Dy deputetet e PD Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi kanë qenë sot pranë godinës së Teatrit, ku kanë thënë se presidenti duhet të mos kalojë këtë ligj mafioz e skandaloz. Vokshi tha se ky është një ligj mafioz e antikushtetues. Ajo shtoi se kryeministrit nuk i intereson as kultura, as arti, por vetëm paratë e drogës dhe krimit që do të pastrohen me ndërtimin e ndërtesës së re.

“Iu bëj thirrje autoriteteve më të larta për të mos lejuar miratimin e një ligji mafioz që është një akt kriminal antikushtetues. Ardhja jonë për të firmosur këtë peticion tregon që PD është e angazhuar për të përdorur çdo mjet për t’i thënë ndal këtij akti kriminal që shkatërron një nga godinat më të vjetra, historike. Edi Ramës nuk i intereson fare as arti e as kultura. Nuk ka të bëjë me teatër të ri. I bëjmë thirrje presidentit Ilir Meta të mos i hapë rrugë këtij akti antikushtetues. Ftoj qytetarët të bëhemi bashkë. Ne do vazhdojmë rezistencën tonë në komisione. Do vazhdojmë t’i kërkojmë qeverisë që ta kthejë mbrapsht këtë projekt ligj. Nuk duhet lejuar asnjë projektligj që përmban shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. I kemi dërguar letra sensibilizimi edhe institucioneve ndërkombëtare për të ndalur shkatërrimin e monumenteve të kulturës”, tha Vokshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat