“Pse Edi Rama duhet të ndiqet penalisht”

Shqipëria

“Pse Edi Rama duhet të ndiqet penalisht”

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 21:29
Edi Rama

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili kërkon ndjekje penale për kryeministrin Rama.

Sipas tij ai gënjeu në lidhje me audiopërgjimin kundër vëllait të ministrit Xhafaj.

Sipas tij kryeprokurorja Arta Marku duhet të hapë një hetim në lidhje me deklaratat e kryeministrit.

Reagimi

Rama te ndiqet penalisht se genjeu per audiopergjimin,ç'siklet ka....kryeprokurorja qe s'vepron!? Sot u be publik ne media se audiopergjimi i vellait te ministrit te brendeshem nuk eshte pranuar te verifikohet e ekspertohet nga Italia dhe po kerkohet ne Angli qe t'i behet nje derman.

Kryeministri mashtroi ne menyre ordinere ne 16 maj kur deklaroi publikisht dhe live se e kishte bere vete si verifikimin dhe kishte dale i paster.Lexojeni vete se ç'tha me i rendomti i genjeshtareve, kryeministri i vendit:

"Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare për ekspertizën e këtij incizimi, Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore mua ajo pergjigje me mjafton, per tju thene juve se jemi por para nje akti mashtrimi te opinionit publik me nje material jo autentik".

Kryeministri pra mashtron publikisht dhe ben deklarata, gjoja hetime e verifikime te paligjshme me qellim mashtrimin e opinionit, deformimin e hetimit dhe imponimin e rezultateve te tij. A hap dot hetim Arta Marku para nje faji penal te tille te madh sa nje mal?

Ha ha ha po si mund ta beje kryeprokurorja kete? Mbetet qe kryeministri po te doje mund te hetoje kryeprokuroren e kunderta nuk mund te ndodhe kuuuurre. Sa gjynah kryeprokurorja e shkrete..... Shqiptaret jane shume te qarte qe kane nje kryeminister halabak dhe nje hiç kryeprokurore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat