Mesazhi i fortë i Bashës

Shqipëria

Mesazhi i fortë i Bashës

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 18:04
Kreu i opozitës i Lulzim Basha

Kreu i opozitës ka përshëndetur sot deklaratën e fortë të bërë nga Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, i cili i shpalli luftë mafies.

Përmes një postimi në twitter, Basha shkruan se po vjen era e ndryshimit, dhe së shpejti mesazhi i salvonit do të bëhet realitet dhe në Shqipëri, duke shtuar se mafia shqiptare dhe narkoshteti i Ramës po e ndiejnë frikën nga presioni i Italisë.

Ja çfarë shkruan Basha:

Mirësevjen Era e Ndryshimit @matteosalvinimi, së shpëjti edhe në anën tjetër të Adriatikut.  Mafia shqiptare dhe narkoshteti i Ramës duhet të ndjejnë presionin e Italisë, në vend të gënjeshtrave, marrëveshjeve të fshehta dhe mbulimit të të vërtetave të deridjeshme…

Ndërkohë që Salvini më herët shkruante se mafies në Itali i ka ardhur ora të zhduket përgjithmonë.

Ja postimi i Salvinit:

Për mafiozët mbaroi koha, kur bënin si t’ju donte qejfi! Tani duhet të demonstrojmë se Shteti është më i fortë. Në fund, do të më pëlqente të kujtohesha si ai që luftoi kamorrën, ndragheten dhe mafian më shumë së të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat