Ngjarje e rëndë në Dibër, familjarët gjejnë të vetëvarur të miturin

Shqipëria

Ngjarje e rëndë në Dibër, familjarët gjejnë të vetëvarur të miturin

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Dibër, aty ku një i mitur është gjetur i vetëvarur në një pemë.

Ngjarja ka ndodhur dje në njësinë administrative Maqellarë të Dibrës. Viktima është 13-vjecari me inicialet F.R dhe nga hetimet paraprake të policisë në trupin e të miturit nuk janë konstatuar shenja dhune. Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet që e kanë shtyrë të miturin të ndërmarrë këtë akt.

“Rreth orës 11.40, datë 02. 07. 2018, Policia e Dibrës është njoftuar se në njësinë administrative Maqellarë është gjetur i vetëvarur në një pemë i mituri F. R., rreth 13 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër si ngjarje aksidentale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat