Vdekja e çiftit në Elbasan, identifikohen viktimat, dyshohet për vetëvrasje

Shqipëria

Vdekja e çiftit në Elbasan, identifikohen viktimat, dyshohet për vetëvrasje

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Policia e Elbasanit ka identifikuar emrat e dy viktimave, burrë e grua në fshatin Gjegjan të Elbasanit, të cilët gjetën vdekjen nga shpërthimi i gazit dhe flakëve në banesën e tyre. Ata janë Shyqyri Liçi dhe Sabrije Liçi, 65 dhe 60 vjeç.

Policia ka hedhur dyshimet se vdekja e tyre është e qëllimshme dhe autor është 65-vjeçari. Ai vuante nga depresioni dhe gruaja e tij ishte e sëmurë nga skleroza. Gjendja e tyre ishte bërë e padurueshme pas braktisjes prej fëmijëve.

Policia i ka hedhur dyshimet për vetvrasje pasi ka gjetur dy bombola gazi të çmontuara në katet e para të ndërtesës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat