Basha: Nesër do bllokojmë ligjin për teatrin, Presidenti mos e dekretojë!

Shqipëria

Basha: Nesër do bllokojmë ligjin për teatrin, Presidenti mos e dekretojë!

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 21:12
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nënshkroi sot peticionin drejtuar presidentit Ilir Meta, për të mos dekretuar ligjin për shëmbjen e teatrit.

"Unë jam Teatri” ishte pankarata qe mbante në dorë, lideri i opozitës premtoi se është dhe do të jetë në krah të artistëve, në këtë “betejë me narko-shtetin”.

“Teatri është pjesë e historisë dhe kulturës së kryeqytetit shqiptar, ndaj ne jemi dhe do të mbetemi në krah të artistëve në këtë betejë për mbrojtjen nga shembja të godinës”, tha Basha.

Kreu i Partisë Demokratike përsëriti edhe njëherë akuzat se qeveria e Ramës po tenton që nëpërmjet këtij projekti synohet të pastrohen milionat e eurove të ardhura nga paratë e drogës.

“Shembja e Teatrit është një projekt mafioz i Edi Ramës dhe qeverisë së narko-shtetit, për të pastruar milionat e drogës, që hyjnë çdo ditë në shtëpi. Qeveria po kërkon ta grabisë këtë pronë publike, nëpërmjet një procedure të përshpejtuar, duke përfituar nga fakti që Gjykata Kushtetuese mungon aktualisht. Parlamenti duhet të ndërpresë këtë iniciativë, deri në funksionimin normal të Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi kreu i PD-së.

Në fund Basha i bëri thirrje qytetarëve të protestojnë nesër për teatrin, ndërsa deklaroi se votat e opozitës do të jenë kundër shembjes së teatrit dhe vjedhjes së truallit ku ai është ndërtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat