“Hajdutë, mos u zgërdhini”, Basha me thirrje të fortë nga Kuvendi: Thirrini mendjes se…

Shqipëria

“Hajdutë, mos u zgërdhini”, Basha me thirrje të fortë nga Kuvendi: Thirrini mendjes se…

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 11:24
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka quajtur të papranueshme qëndrimin e shumicës për të mos iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga opozita.

“Nuk kemi asnjë iluzion, tu bësh pyetje hajdutëve ështe e kotë, por LSI insiston ka bërë pyetje, keni sjellë projektligj për të pastruar 200 mln euro të drogës, po përdorni procedurën me emergjencë, mos zgërdhini, hajdutë, qepeni gojën, ruani rendin, por që mos ti përgjigjesh as pyetjeve të opozitës c’kuptim ka, nëse bedelët e kryehajdutit nuk u përgjigjen pyetjeve, ca mendoni se jeni, po i vini flakën kuvendit, thirrini mendjes, në krevat me krimin, tenderat me krimin, doni ta shndërroni edhe këtë Kyvend në një teatër, nuk ka këllqe ajo, ky tjetri le të vijë ideatori i vjedhjes të japë përgjigje këtu, keni marrë pyetjeve përgjigjuni pyetjeve”- tha Basha.

Pas Bashes, deputeti i PS-se, Balla, ka deklaruar se od te kerkoje nga Byroja mase ndeshkimore per Bashen dhe gjuhen e perdorur, sipas tij te papranueshme.

Ne reagimin e tij menjehere me pas, Basha ka theksuar: Kujt i tregoni kodin e etikës ju, kodi i etikës është mos vidh e mos bashkëpuno me krimin. Nëse keni ndërmend ta vazhdoni si fasadë do merrni përgjigjen që meritoni.

Spaho: Më mirë të jem i pasjellshëm sesa hajdut si Rama, më mirë i pasjellshëm se të mbjell vendin me kanabis, se të jem i lidhur me krimi dhe të pastroj para si bën Kryeministri me projektet, më mirë i pasjellshëm se të rrjep qytetarët e varfër me PPP dhe më mirë të jem i pasjellshëm se t’i mbyll rrugët e integrimit si bëri ai dhe e mban vendin e izoluar me shpresë se do e sundojë këtë vend nja 50 vjet, e ka gabim, do ta ndjejë, kuptojë por do të jetë vonë për të.

Teatri/ Spaho, thirrje Ruçit: Debati nuk bëhet me bedel, sillni mender kryeministrin

Ndërkohë që ministrja Kumbaro argumentoi pse duhet të shembet teatri dhe pse do të ndërtohet një i ri pa cenuar truallin e ekzistuesit, deputeti i PD në emër të opozitës i kërkoi kreu të kuvendit të ndërpresë seancën dhe të thërrasë Ramën të jetë në Kuvend.

“Ky projekt për shkatërrimin ka 20 vjet që ka nisur që në kohën kur Rama ishte MK, tani që është kryeministër dhe e gënjen mendja që ka edhe gurin edhe arrën në dorë e riparaqiti. Unë ju kërkoj në emër të opozitës që të ndërprisni sencën të sillni Ramën këtu se debati nuk bëhet me bedel, mender kryeministri të jetë këtu”- tha Spaho.

Pas sqarimit te Rucit per mungesen e Rames dhe se gjithe pyetjeve i ka dhene pergjigje ministrja e Kultures, Kumbaro, ka reaguar serish Spaho:

‘Thirreni burracakun qe nuk pati kurajen te firmoste vendimin e KM, ia le zevendeses, sa kohe i ka hyre detut ne kembe te kete kurajen e te vije ketu, te pergjigjet e te jape gjithe shpjegimet e nevojshme, me korriere e me bedele nuk behet kjo pune|

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat