Debat i ashpër në kuvend, Basha fyen Taulant Ballën: Qepe gojën derrkuc!

Shqipëria

Debat i ashpër në kuvend, Basha fyen Taulant Ballën: Qepe gojën derrkuc!

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 13:56
Lulzim Basha dhe Taulant Balla

Kryetari i Partisë Demokratike është përplasur ashpër me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla të cilin e ka cilësuar si “derrkucin” që ka dhënë garanci për kalimin e miliona eurove të kapura në makinat Yaris në Durrës.

Basha: Me kërriçin e Toyota Yaris nuk kam ndërmend të replikoj unë!

Taulant Balla flet nga vendi

Basha: Derrkuc qepe gojën!

Basha më tutje ka deklaruar se tashmë është një nevojë kombëtare që qeveria e Ramës, e lidhur kryekëput me krimin të rrëzohet një orë e më parë.

Basha: Hajduti i sëmurë, krimineli me kollare, sundimtari dallkauk i ballkanit. Shqipëria ka nevojë për ndrysghime të mëdha por fillimi i të gjitha ndryshimeve është largimi i Edi Ramës dhe rrëzimi i botës së tij kriminale.

Por me përfundimin e fjalës së kryedemokratit, Taulant Balla është çuar për të hedhur sërish akuza në drejtim të Bashës, duke provokuar sërish një debat me liderin e opozitës.

DEBATI:

Balla: Nuk do të harroj fjalën e Topallit, kur thoshte se ky të rren edhe kur e pyet sa është ora. Të pres të martën në gjykatë o Lulzim, në gjykatën e krimeve të rënda. Shpresoj që të mos marrësh raport sic bërë me rrugën Durrës Kukës.

Basha: Derrkuci i Yaris-it do të ndërrojë temë. Më akuzon mua se kam dalë në foto me vëllain e njërit prej të dyshuarve të përfshirë në trafikun e Toyota Yaris-it. Po shumë mirë, pse nuk e keni arrestuar deri më tani?! Flasin këta, ju keni vëllain e Ministrit të Brendshëm të dënuar për trafik droge! Jeni të përgjuar duke i dhënë garanci trafikantëve zotërinj, s'keni çfarë bëni, ju kanë vënë kryqin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat