"Sezoni i tërmeteve" në Shqipëri, eksperti: Kujdes banorët që jetojnë në këto lloje banesash

Shqipëria

"Sezoni i tërmeteve" në Shqipëri, eksperti: Kujdes banorët që jetojnë në këto lloje banesash

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 15:19
Ilustrim

Pallatet pas viteve 90 si dhe ata që po ndërtohen aktualisht janë të sigurta nga lëkundjet sizmike.

Drejtori i Insitutit të ndërtimit, Agron Hysenlliu, në një intervistë për Report TV tregon se risk paraqesin banesat e ndërtuara përpara viteve ’63 dhe 78. 

Tërmetet e ndodhura dje në vendin tonë kanë shqetësuar jo pak të gjithë qytetarët. Shqetësimi i personave që banojnë apo punojnë në ndërtesa të larta është edhe më i madh. Por, cila është siguria teknike që kanë banesat sot? Në një intervistë për Report Tv Drejtori i insitutit të ndërtimit, Agron Hysenlliu tregon se cilat ndërtesa paraqesin më shumë rrezik në rastin e lëkundjeve sizmike dhe çfarë duhet bërë me to.

Agron Hysenlliu, Drejtori i Insitutit të Ndërtimit: Në objektet më të riskuara janë ato para viteve ‘63 sepse teknologjia e ndërtimit në atë kohë nuk njihet dhe intensiteti për llogaritjen e këtyre objekteve është më i ulët. Në konceptin tonë si inxhinierë, të gjitha objektet që paraqesin problematikë duhet të bëhet një check up i tyre për të parë sjelljen në kushtet e një tërmeti që mund ti rrezikojë.

Pallatet e ndërtuara pas viteve ’90 janë më të sigurta teknikisht. Drejtori Hysenlliu jep këtë shpjegim.

Hysenlliu: Në konceptin tim si inxhinier dhe projektues, ndërtimet pas viteve ‘90 janë ndërtime cilësore dhe nuk kanë nevojë për panik, pavarësisht numrit të kateve dhe teknologjia e prodhimit të materialeve të ndërtimit dhe të vetë objektit është rritur jashtë mase.

Nga ana tjetër, Agron Hysenlliu bën me dije se disa gjëra kryesore që duhet të kenë parasysh inxhinierët përpara ndërtimit të objekteve.

Hysenlliu: Ata duhet të kenë parasysh të zbatojnë me rigorozitet kushtet teknike, standartet shtetëore, aerokodet. Kjo është tepër e rëndësishme në ndërtimin e një objekti. Përpara se të kryhet një objekt në terrrenin përkatës, çdo projektues është i detyruar të marrë nga instituti i gjeologjisë ose i enteve private studimin gjeologjik dhe hiodrologjik të zonës, njëkohësisht pranë institutin sizmologjik, sizmologjinë e zonës.

Ditën e djeshme Shqipëria u përfshi nga një valë lëkundjesh sizmiologjike. Sipas sizmologëve këto lëkundje mund të vijojnë edhe në ditët në vijim por me magnitudë më të ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat