Ngjarje e rëndë në Gjirokastër, 40 vjeçari rrëmben adoleshenten, nuk dihet fati i saj

Shqipëria

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër, 40 vjeçari rrëmben adoleshenten, nuk dihet fati i saj

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 40-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për rrëmbimin e një adoleshenteje.

Sipas policisë vazhdojnë hetimet për lokalizimin dhe gjetjen e të miturës si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëorganizuar dhe një bashkëpunimi efektiv bënë të mundur ndalimin e shtetasit Shpëtim Muharremi, 40 vjeç, banues në Levan, Fier.

Ndalimi i tij u bë pasi , nga denoncimi i prindërve të një shtetaseje 17 vjeçare banuese në Gjirokastër më datë 07.12.2017, si dhe veprimeve hetimore të deritanishme, dyshohet se është autori i rrëmbimit të 17-vjeçares dhe që e mban peng për motive të dobëta.

Vepra penale në ngarkim të tij ” Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, parashikuar nga neni 109/1 i Kodit Penal.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat