Digjet kamioni në Qafën e Koshovicës

Shqipëria

Digjet kamioni në Qafën e Koshovicës

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 16:37

Një kamion është djegur në Qafën e Koshovicës, në dalje të qytetit të Fierit.

Mësohet se kamioni ishte i ngarkuar me birrë. Dyshohet se shkak i djegies së kamionit ishte një shkëndijë elektrike në rrjetin telemektrik të mjetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në aksin rrugor Fier-Levan.

Djegia e kamionit ka shkaktuar çrregullime në qarkullimin e mjeteve. Për disa minuta është krijuar radhë e gjatë e mjeteve që shkonin në drejtim të Vlorës.

Për fat të mirë nuk ka patur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat