Gafa e Spahos me mikrofonin ndezur, ja si Basha i jep urdhrat me telefon

Shqipëria

Gafa e Spahos me mikrofonin ndezur, ja si Basha i jep urdhrat me telefon

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 19:51
Lulzim Basha

Ndonëse qëndron vetëm dy radhë më pas në sallën e Kuvendit, Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, urdhrat e tij ndaj kreut të grupit parlamentar, Edmond Spaho preferon t’ia transmetojë me telefon dhe jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Mes tensionit të seancës së mbrëmshme, gjatë së cilës u miratua ligji që përcakton procedurën për ngritjen e Teatrit të ri Kombëtar, Edmond Spaho e ka pasur të pamundur që ta drejtojë grupin e tij parlamentar në mënyrë të pavarur, raporton Gjurma.al. Pasi kanë përfunduar diskutimet për projektligjin në fjalë, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho ka kërkuar fjalën për procedurë.

Por ndërsa kryetari i Kuvendit i ka dhënë fjalën dhe teknika i ka hapur mikrofonin, e ka gjetur Spahon të papërgatitur. Ai gjatë kësaj kohe po fliste në telefon me kryetarin e partisë, ndërsa në mikrofon dëgjohen fjalët e Spahos: Po nëse nuk e tërheqin projektligjin….”. Kjo ka shkaktuar ilaritet në sallë, ndërsa kryetari i Kuvendit i është drejtuar sërish “mund të flasësh tani që more porosinë”.

Për të ndjekur këtë episod mund të shihni videon:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat