Ja akset rrugore ku do vendosen tabela të reja për drejtuesit

Shqipëria

Ja akset rrugore ku do vendosen tabela të reja për drejtuesit

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 12:11
Ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon të ndërhyjë në përmirësimin e sinjalistikës rrugore horizontale dhe vertikale, në disa prej akseve në veri të vendit.

Vlera e vënë në dispozicion është 208 milion lekë dhe financohet nga buxheti i shtetit, ndërkohë që pas përzgjedhjes së firmës fituese nga procedura e prokurimit, punimet pritet të zgjatin për një periudhë 8-mujore.

Segmentet rrugore ku do të ndërhyhet janë: Ura-Fierzë- Bajram Curri, Balldren-Bushat, Laç-Patok dhe Koplik- Qafë Thore.

Ndërkohë që, kompanitë e interesuara mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri në datën 6 gusht. Referuar specifikimeve teknike të vendosura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar saktësohet se të gjitha materialet që do të përdoren për përmirësimin e sinjalistikës duhet të jenë të klasit të parë.

Kjo në një kohë kur nuk kanë munguar kritikat për mungesë cilësie në materialet e përdorura, kryesisht në sinjalistikën horizontale që ka të bëjë me vijëzimet e rrugës, shkruan Scan

Kompanitë e kontraktuara janë kritikuar për materiale jo cilësore, çka nuk siguron jetëgjatësinë e punimeve. Akuzat nuk kanë munguar as në drejtim të institucioneve për mosmonitorim të punimeve, çka i detyron më pas të shpenzojnë disa herë për këtë shërbim apo të lenë akset rrugore pa sinjalistikën e domosdoshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat