Gruaja shqiptare turpërohet në Itali...suprizon me çfarë i thotë policisë

Shqipëria

Gruaja shqiptare turpërohet në Itali...suprizon me çfarë i thotë policisë

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 12:12
Ilustrim

Një shqiptare 32-vjeçare turpërohet keq në Itali. Gruaja me inicialet I. M., u arrestua me akuzën e vjedhjes, pasi u kap mat në një supermarket teksa kishte vjedhur një sërë produktesh.

Ngjarja ka ndodhur ne Raguza dhe sipas mediave italiane, gjithçka është konstatuar nga një person shërbimi në supermarket

Gruaja, pasi kishte mbushur koshin, iu drejtua arkës, por pagoi vetëm një pjesë të vogël të asaj që kishte përlarë nga raftet.

Kontrolli i zbuloi gjithçka që kishte vjedhur dhe e kishte futur në çantë, përfshirë pako me teste shtatzënie dhe disa ushqime.

Të gjitha mallrat janë kthyer menjëherë dhe drejtori i supermarketit që ka propozuar ankesë të rregullt. Gruaja, rezultoi se nuk e kishte për herë të parë këtë punë, madje para policisë ajo befasoi teksa u përpoq të justifikonte veten duke e quajtur veten të prekur nga kleptomania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat