Pak minuta reshje përmbytin nënkalimin e Fushë-Mamurrasit

Shqipëria

Pak minuta reshje përmbytin nënkalimin e Fushë-Mamurrasit

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 12:13
Pamje nga video

Vetëm pak minuta reshje të dendura shiu kanë mjaftuar për të përmbytur nënkalimin e superstradës pranë Fushë-Mamurrasit.

Kjo ka ndodhur për shkak se janë bllokuar zgavrat që shërbejnë për kullimin e ujërave. Situata pengoi lëvizjen normale të mjeteve.

Disa prej tyre kaluan me vështirësi, kurse shumë makina të tjera janë kthyer mbrapsht. Për afro një orë qarkullimi në superstradën Fushë Krujë–Milot u bllokua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat