Të gjithë po dynden në plazh, por në Pukë ndodh e jashtëzakonshmja

Shqipëria

Të gjithë po dynden në plazh, por në Pukë ndodh e jashtëzakonshmja

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 12:16
Pukë

Sot rreth orës 07:30 të mëngjesit, fshati Rrape në njësin administrative Rrape, bashkia Pukë është përfshirë nga një stuhi breshëri në përmasa të frikshme.

Sipas banorëve reshjet intensive të breshërit kanë zgjatur për rreth dhjetë minuta duke krijuar një situatë të jashtëzakonshme.

Për pasojë, janë shkaktuar dëme kolosale në bujqësi. Të gjithë të mbjellat, përfshirë dhe frutorët e foragjeret kanë pësuar dëmtime masive dhe të parikuperueshme. 

Bashkia Pukë ka ngritur një grup pune për identifikimin e dëmeve në terren.

Ata thanë se breshër në këto përmasa nuk ka rënë kurrë më parë në këtë vend, ndërsa kanë pohuar se dëmet në bujqësi janë shumë të mëdha.

“S’kemi parë kurrë breshër në këto përmasa. Ka shkatërruar çdo gjë në bujqësi. Nga të mbjellat nuk ka mbetur më asgjë”, thanë banorët për “BalkanWeb”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat