Masa shtesë në pikat e kalimit kufitar për evitimin e radhëve

Shqipëria

Masa shtesë në pikat e kalimit kufitar për evitimin e radhëve

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 12:48
Ilustrim: Kufiri

Policia Kufitare po përballon me sukses fluksin e qytetarëve që hyjnë dhe dalin nga nga pikat e kalimit kufitar në Morinë dhe Muriqan.

Aktualisht në pikën kufitare të kalimit Morinë po punohet me 6 sportele, duke mos lejuar që të krijohet radhë tek automjetet.

Ndërsa në pikën kufitare në Muriqan shërbehet me 4 sportele në ditë për hyrje-daljet dhe në Hanin e Hotit shërbehet me 2 sportele në ditë për hyrje-daljet.

Gjithashtu gjatë fundjavës pikat kufitare kanë marrë masa shtesë për përballimin e fluksit për hyrje-daljet, për shkak të sezonit turistik.

Për sezonin turistik në plazhin e Velipojës janë të planizuar shërbime shtesë të policisë kufitare, me mjet lundrues në funksion dhe në shërbim të pushuesve.

Për çdo problem telefononi në numrat 129 dhe 112 dhe Policia e Shtetit do t’ju vijë menjëherë në ndihmën tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat