Ditë e zezë në plazhet shqiptare: Mbytet edhe një turiste polake

Shqipëria

Ditë e zezë në plazhet shqiptare: Mbytet edhe një turiste polake

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 15:15
Polakja e cila u mbyt sot mësohet se quhet Noworycka Peter Iwona dhe është 52-vjeçe.

Një turiste nga Polonia është mbytur ditën e sotme në plazhin e Sarandës.

Sipas informacioneve të para mësohet se ka humbur jetën teksa notonte në vendin e quajtur “Kanali i Çukës”.

Polakja e cila u mbyt sot mësohet se  quhet Noworycka Peter Iwona dhe është 52-vjeçe.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Më herët u raportua se një pushues është mbytur në plazhin e Porto Romanos në Durrës.

Policia dhe ambulanca është njoftuar nga pushuesit pasi kanë konstatuar viktimën që po jepte sinjal nga thellësia.

Kanë hyrë vetë pushuesit për ta nxjerrë, por pa mundur që ta shpëtojnë.

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm një 72-vjeçar është gjetur i mbytur në plazhin e Currilave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat