Korriku i “nxehtë” i vettingut!

Shqipëria

Korriku i “nxehtë” i vettingut!

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 11:47
Për herë të parë që prej nisjes së punës së organeve të rivlerësimit janë kryer 7 seanca dhe janë dhënë 3 vendime.

Muaji korrik ka shënuar një përshpejtim të fortë të ritmeve të Vetting-ut.

Për herë të parë që prej nisjes së punës së organeve të rivlerësimit janë kryer 7 seanca dhe janë dhënë 3 vendime.

Gjatë kësaj jave kanë kaluar në sitën e Komisionit kanë kaluar disa emra të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë, mes të cilëve ai i Kryeprokurores së Përkohëshme Arta Marku.

Një ditë pas seancës dëgjimore, Marku mori edhe konfirimin në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke hapur kështu rrugën për një mandat të mundshëm 7 vjeccar si Prokurore e Përgjithshme.

Në dy seanca dëgjimore të tjera u paraqitën Prokurori i Apelit të Tiranës Luan Kalocci dhe Gjyqtarja e Gjykatës së Kryeqytetit Alma Brati. Kalocci nuk mundi ta kalojë testin e Vetting-ut duke u shkakruar nga detyra për fshejhe të pasurisë e deklarim të rremë.

Fat tjetër pati Brati, e cila u konfirmua në detyrë duke qenë se deklarata e saj përmbante disa pasaktësi të vogla të cilat nuk përbënin indicje për fshehje pasurie.

Ndërkohë që seanca tjetër e rëndësishme ishte ajo e 2 korrikut, ku në sitën e Vetting-ut kaloi Gjyqtari i Tiranës Artan Laze, ish anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Vendimi për të do të vijë në javën në vijim, pas dy seancave fillestare ku ai kërkoi përjashtimin e trupit gjykues dhe më pas të kreut të tij për konflik interesi.  Laze rrezikon shkarkimin për shkak të mospërputhejeve të deklaratave të pasurisë, ndërkohë që është një prej gjyqtarëve që u është refuzuar viza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat