Pas përplasjes me Ramën, Majko kthehet në parlament, “lëvizja” e radhës e ministrit

Shqipëria

Pas përplasjes me Ramën, Majko kthehet në parlament, “lëvizja” e radhës e ministrit

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 12:03
Pandeli Majko

Gjatë seancës së kaluar kryeministri Edi Rama pati një përplasje me ministrin e Diasporës, Pandeli Majko, pak para votimit të ligjit të ti për teatrin që i hapi rrugën shembjes së godinës së vjetër.

Ministri Majko duket se nuk është dakord në lidhje me prishjen e godinës ekzistuese të teatrit.

Pak para votimit Majko u largua nga salla, ndërsa u raportua se Rama e kërcënoi duke i thënë: Më mirë ik, mos kemi fjalë më pas.

Ky duket se ishte një reagim i Ramës për votën kundër të Majkos.

Ndërsa teksa Rama sot ndodhet në ceremoninë e rizgjedhjes së Rexhep Taip Erdogan, si president i Turqisë, Majko u rikthye në parlament.

Ai u kap nga kamerat teka bisedonte me ministrat e kabinetit apo me kreun e deputetëve të PS-së, Taulant Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat