Kamerat nxjerrin blof LSI-në, “Teatri” nuk rrëzohet

Shqipëria

Kamerat nxjerrin blof LSI-në, “Teatri” nuk rrëzohet

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 13:32
Kuvendi i Shqipërisë

Kërkesa e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për anulimin e votimit të ligjit për Teatrin, është rrëzuar nga Kuvendi.

Projektligji i propozuar nga qeveria, u miratua me 75 vota nga ana e mazhorancës, të enjten në mbrëmje, pas një seance maratonë.

Të nesërmen LSI-ja kërkoi anulimin e këtij votimi, pasi sistemi elektronik tregoi se në proces kishte marrë pjesë edhe deputeti Vangjel Tavo, që nuk ishte prezent në sallën e Kuvendit atë ditë.

Gjithsesi pas këqyrjes së kamerave të sigurisë së Kuvendit, u pa që deputetët e LSI-së Endrit Braimllari dhe Edmond Panariti kishin ndërruar kartonët, për të shkaktuar këtë ngatërresë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat