Gjykimi për ish gjyqtarin Miri, ndahen dosjet, shtyhet seanca

Shqipëria

Gjykimi për ish gjyqtarin Miri, ndahen dosjet, shtyhet seanca

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 14:36
Shkëlqim Miri

Shtyhet seanca për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Tiranë, Shkëlqim Miri, i akuzuar për korrupsion. Shkak është bërë kërkesa e prokurorit i cili ka kërkuar të njihet me dosjen. Në seancën e sotme,

Gjykata e Krimeve të Rënda bëri ndarjen e dosjes për Shkëlqim Mirin dhe Kujtim Mirin. Gjykata gjithashtu iu drejtua me një kërkesë policise për arrestimin e Gentian Dodës dhe Alban Bucit.

Ndarja e dosjes për Dodën e Bucin u bë pasi për ta nuk mund te zhvillohet gjykimi normal pasi nuk kane marrë njoftim dhe jane në mungesë. Ish-gjyqtari Shkëlqim Miri ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Arrestimi i tij u bë një vit më parë pas një hetimi të nisur nga prokuroria nën akuzen e korrupsionit pasi dyshohet se ka përfituar shumen prej 20 mije eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale të një ngjarjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997.

Dyshohet se gjyqtari ka ndryshuar akuzën nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje për Gentian Dodën, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në SHBA. Në fillim të nëntorit gjatë kontrollit të banesës iu gjetën 300 milionë lekë në shtëpi. Ai ishte emëruar që prej vitit 2010 në Gjykatën e Apelit të Tiranës dhe deri në vitin 2012-të ka qënë anëtar i KLD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat