Atentati ndaj aktorit, prokuroria jep pretencën për 4 të akuzuarit

Shqipëria

Atentati ndaj aktorit, prokuroria jep pretencën për 4 të akuzuarit

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 16:19
Gjyqi

Prokuroria shpalli pretencën për 4 të rinj të përfshirë një vit më parë në skenarin e vrasjes me pagesë të aktorit Mishel Prela Manoku.

Mbi 32-vjeçarin u qëllua tetë herë me armë zjarri dhe pas luftës për jetën në spital, ai ia doli të mbijetojë, edhe pse nga atentati i organizuar nga fqinji i tij, mbeti i paralizuar.

Për Ervin Zallumin, i cili është porositësi i këtij atentati për hakmarrje, prokuroria kërkoi 18 vjet burgim. Ne aplikim të gjykimit të shkurtuar, nga i cili përfitojnë të katër të akuzuarit, prokurori Adriatik Cama propozoi që Zallumi të dënohet me 12 vjet burgim.

E njëjta masë dënimi u kërkua edhe për vrasësin me pagesë, Shkëlzen Buci. Ndërkohë që për Ermir Tolën u kërkua 8 muaj burgim. Dëshmitari i drejtësisë, Miklear Tola, i cili mori pjesë në atentat duke sipunuar agjendën e objektivit, fitoi nga marrëveshja dhe u këkrua shpallja fajtor e tij dhe dënimi me 1.4 vite burgim.

Jo vetëm vitet e pakta, por edhe marrëveshja e bashkëpunimit dhe gjykimi i shkurtuar, u bënë shkak që familjarët të kundërshtojnë prokurorinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat