A do ta dekretojë Presidenti ligjin për Teatrin? Artistët i dërgojnë letër Ilir Metëss

Shqipëria

A do ta dekretojë Presidenti ligjin për Teatrin? Artistët i dërgojnë letër Ilir Metëss

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 19:32
Ilir Meta

Përmes një letre ku shpjegohet aryset dhe shkeljet ligjore që ka kryer maxhoranca në votimin e projektligjit që i hap rrugën shkembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca kundër prishjes së Teatrit i ka kërkuar Presidentit Ilir Meta që të mos dekretojë ligjin.

Letra është dërguar këtë të hënë në zyrën e Presidencës dhe tashmë pritet sesi do të jetë reagimi i Ilir Metës në lidhje me këtë çështje të shumëdebatuar.

Ligji i hap rrugën dhënies së tokës së Teatrit një firme ndërtuese, shembjes së tij e krijimit të një Teatri të ri... duke mos harruar dhe faktin se do të ndërtohen dhe një sërë kullash të larta pikërisht në këtë territor.

Kujtojmë se disa herë artistët i kanë bërë thirrje Presidentit që të reagojë në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat