Votimi i ligjit për Teatrin, Balla: E stisi LSI, Panariti përgjigjet ashpër: Publiko videon!

Shqipëria

Votimi i ligjit për Teatrin, Balla: E stisi LSI, Panariti përgjigjet ashpër: Publiko videon!

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 20:40
Kuvendi i Shqipërisë

Votimi i ligjit për Teatrin Kombëtar javën e shkuar ka përplasur këtë të hënë kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe deputetin e LSI-së, ish ministrin e Bujqësisë Panariti.

Deputetët e opozitës kanë pretenduar se votimi ka qenë nul pasi një votë e deputetit të opozitës Vangjel Tavo është shfaqur në sistem, në kushtet kur ky i fundit nuk ka qenë fare në kuvend atë ditë.

Por sipas Taulant Ballës, e gjithë kjo çështje është bërë nga vetë deputetët e LSI-së. Balla ka publikuar një video ku pretendon se deputetët ndërrojnë kartat në votim për të bërë një stisje, sikur Vangjel Tavo të ishte në atë moment dhe në votim.

Nga ana tjetër, pas kësaj videoje ka ardhur një reagim i fortë nga Edmond Panariti, i cili shfaqej në video duke lëvizur disa karta votimi. Panariti ka sfiduar Taulant Ballën që të publikojë të plotë videon duke shtuar se deputeti Bitri ulet në karrige dhe largon kartën e deputetit Tavo për të përdorur të tijën.

POSTIMI I PANARITIT:

Ftoj zotin Balla, te publikoje te plote videosekuencat e seances dhe veçanërisht momentin kur zoti Bitri, vjen ne seance edhe ulet ne postin e tij. Aty do te shihni qarte se si zoti Bitri, pasi ulet ne karrige, e largon karten e deputetit Tavo dhe perdor karten e tij. Vendosja e kartes se zotit Tavo ne postin e z. Bitri, ishte propozim per zevendesimin e tij ne formatin e grupit, pas largimit te tij nga LSI. Kjo është e verteta.

POSTIMI I TAULANT BALLES

Opozita (PD&LSI) bojkotuan sot Kuvendin me arsyetimin se ka ndodhur një gjëmë e rëndë, për shkak se deputeti Robert Bitri ka votuar në vendvotimin e tij, pa ditur se dikush tjetër prej kolegëve të tij në ish-Grupin Parlamentar (LSI), i kishte ndërruar kartën e aksesit në votim, duke i vendosur në vendvotimin e tij kartën e kolegut Vangjel Tavo. Pavarësisht se kjo nuk ka ndikuar në rezultatin përfundimtar të votimit. Tani shikoni pamjet filmike që Sekretariati i Votimit mori në shqyrtim. Duket qartë se kush janë deputetët që marrin pjesë në “aksionin’ për ndryshimin e kartës dhe duket gjithshtu edhe momenti kur deputeti Robert Bitri ushtron mandatin e tij për të votuar në vendvotimin e vet. Më vjen keq për Profesor Panaritin që është përfshirë në këtë skenar.

Po tani ka ndonjë ndjesë publike ndaj qytetarëve për bojkotimin e punës nga deputetët e opozitës, edhe pse po ata janë fajtorë të kësaj situate? 

Gjeni arsye tjetër për bojkot!!! Por jo këtë që e prodhuat vetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat