Rama i pari në ceremoninë e “sulltanit” Erdogan... takon dhe kryeministrin rus Medvedev!

Shqipëria

Rama i pari në ceremoninë e “sulltanit” Erdogan... takon dhe kryeministrin rus Medvedev!

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 22:26
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm këtë të hënë në ceremoninë e betimit të Presidentit turk Erdogan

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm këtë të hënë në ceremoninë e betimit të Presidentit turk Erdogan, i cili qëndron në pushtet që prej viti 2001.

Protokolli i Preidencës turke e kishte ulur fare pranë kryeministrin Rama me homogolun rus Dimitri Medvedev, me të cilin Rama ka patur më tutje dhe një takim.

Pas inagurimit, burime për Fax News bëjnë të ditur se kryeministri Rama është takuar me homologun e tij rus Dimitri Medvedev. Të dy kryeministrat kanë diskutuar në lidhje me raportet Shqipëri- Rusi.

Kujtojmë se prej kohësh tashmë Edi Rama është në fokusin e shumë mediave shqiptare e të huaja, në lidhje me raportin e tij të ngrohtë me Turqinë dhe liderin autoritar Erdogan. Madje dhe njëri prej studiuesve të politikës së jashtme në SHBA (David Phillips) tha se Edi Rama duhet të zgjedhë, ose të qëndrojë me BE-në ose të shkojë kah Erdoganit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat