Ramës i duhen 84 vota, vjen lëvizja surprizë e opozitës në parlament

Shqipëria

Ramës i duhen 84 vota, vjen lëvizja surprizë e opozitës në parlament

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 06:41
Kuvendi i Shqiperise

Parlamenti do të mblidhet ditën e sotme në seancë të jashtëzakonshme për të miratuar disa ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar, prej 84 votash.

Burime nga opozita kanë bërë të ditur se në këtë seancë nuk do të jenë të pranishëm deputetët e PD-së e LSI-së.

Në sallë do të jenë vetëm kryetarët e grupeve parlamentare, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, të cilët do të mbajnë një deklaratë.

Të njëjtat burime thanë se, mungesa e sotme në seance nuk është bojkot, por protestë për falsifikimin e votës për teatrin.

Opozita nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit deri kur kreu i saj të kthejë përgjigje për letrën e Spahos e Vasilit, ku kërkohet anulimi i votimit të ditës së enjte, 5 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat