“Jo kështu se është turp”, Marjana Kondi fëlliq fare ministren Kumbaro

Shqipëria

“Jo kështu se është turp”, Marjana Kondi fëlliq fare ministren Kumbaro

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 16:48
Marjana Kondi, Mirela Kumbaro

Aktores së dashur për të gjithë Marjana Kondi, duket se nuk i ka dalë inati me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Ndërsa u përplas me të gjatë debatit të zhvilluar me artistët për prishjen e teatrit, Kondi vijon ta thumbojë në distancë.

Në profilin e saj në Instagram aktorja poston një foto të ministres, ku kapet në një moment të siskletshëm dhe shkruan: “Kujdes, nuk është mirë kshu se je dhe femër , elegante me flokë të gjata, ke edhe veroren, s’e ke parë akoma dallëndyshen e parë së s’e ke hequr nga dora? Jo gishtin në hundë se është turp…lum ti për karakterin që ke! Vuaj unë e shkreta për gjithçka, do marr shembull nga ti tani e tutje”.

Kujtojmë që pak kohë më parë, debati mes tyre u kthye në një përleshje fizike, pas konflikteve të Kondit për pushimin nga puna.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat