Sezoni turistik/ Zvkryeministrja Mesi: Bashkitë të vendosin roje dhe të vijëzojnë plazhet

Shqipëria

Sezoni turistik/ Zvkryeministrja Mesi: Bashkitë të vendosin roje dhe të vijëzojnë plazhet

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 19:12
Zëvendëskryeministrja Senida Mesi

Nisur nga ngjarjet e fundit të mbytjeve të pushuesve në plazhe, zëvendëskryeministrja Senida Mesi, ka kërkuar që të rritet siguria në zonat bregdetare.
Në një takim me drejtues të pushtetit lokal dhe policisë, Mesi tha se bashkitë dhe njësitë administrative kanë për detyrë të vendosin roje dhe vijëzim të plazheve, duke theksuar se kullat e vrojtimit janë domosdoshmëri.

Gjithashtu, zv.kryeministrja deklaroi se shteti nuk do të lejojë më uzurpimin e hapësirave publike në plazhe. Ajo shtoi se të gjithë aktorët duhet të punojnë së bashku në mënyrë që pushuesit të gjejnë gjithçka pranë pikave turistike.

Ndër të tjera, Mesi ka bërë të ditur se deri tani numri i turistëve është 15 % më i lartë se një vit më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat