Prokuroria nis verifikimet për gjyqtarin Thanza

Shqipëria

Prokuroria nis verifikimet për gjyqtarin Thanza

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 11:28
Admir Thanza

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet kryesisht për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.

Një ditë më parë, në Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit u mbajt seanca dëgjimore për gjyqtarin Thanza, i cili nga raporti i ONM rezultoi i dënuar në Itali për vjedhje.

Prokuroria i ka bërë edhe një kërkesë për marrjen e dokumentacionit Presidencës dhe KPK për gjyqtarin Thanza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat