Balla: Depozitova sot fakte të reja kundër Lulzim Bashës, do marrë dënim shembullor!

Shqipëria

Balla: Depozitova sot fakte të reja kundër Lulzim Bashës, do marrë dënim shembullor!

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 14:31
Basha dhe Balla

Në lidhje me padinë e ngritur ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha reagoi sot sërish kryetari i deputetëve të PS-së, Taulant Balla.

Ai u shpreh për mediat se depozitoi sot Prokurorinë e Tiranës parashtrime dhe fakte të reja, në plotësim të Kallzimit Penal ndaj Bashës.

Sipas tij ky proces do të zbardhë të vërtetën në lidhje me 3.4 mln eurot në  Toyota Yaris dhe ato që ai i quan shpifje të Lulzim Bashës.

“Në fund të këtij procesi drejtësie ky gojë përdalë do të marrë një dënim shembullor.

Nuk kam asnjë dyshim që afera e transportit të eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht me kapjen e autorëve në kërkim (me të cilët lidhja e PD është organike, ndërsa e Lulzim Bashës me ta është sa afër në provën fotografike, aq edhe thellë në njohje të vjetra politike dhe personale).

Jemi të vendosur që me Lulzim Bashën dhe esadistët e tij të ndjekim gjithnjë e më shume rrugën gjyqësore të përballjes me shpifjet e ndyra e me gënjeshtrat ofenduese të tyre.

Ata tanimë duhet t’i mësojmë të sjellin prova para publikut, të turpërohen siç e meritojnë në sallat e gjyqeve dhe të procedohen penalisht kur shkelin ligjin”, tha Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat