Digjet makina e parukieres në Durrës, fqinjët: U frikësuam kur pamë flakët

Shqipëria

Digjet makina e parukieres në Durrës, fqinjët: U frikësuam kur pamë flakët

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 10:09
Ilustrim

Në orët e para të mëngjesit një automjet është djegur në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00.

Mjeti me targa AA 347 OO në pronësi të Valentina Kurtit me profesion parukiere është djegur pjesërisht,.

"Më datë 13.07.2018, rreth orës 02:30, në  lagjen Nr. 11 rruga " Kumini" , ka rënë zjarr  dhe është djegur Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit" informon policia.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, teksa ngjarja ka shkaktuar frikë tek banorët.

"U frikësuam kur pamë flakët, po prisnim shpërthimin e motorit të makinës nga momenti në moment" janë shprehur ata.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme për arsye ende të paqarta.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat